Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj
Rashit Qalaj është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë.
Sipas informacioneve që ka lajmi.net, Qalaj është shkarkuar sot dhe ka pranuar vendimin për lirimin e detyrës.
Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018, sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër, në media raportohet se arsyeja e shkarkimit të tij nga kjo pozitë është performanca e dobët.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Qalajn por deri në këto momente ka qenë e pamundur. /Lajmi.net/

