Shkarkohet komandanti i policisë në pikën kufitare në Bllacë, nuk dihet arsyeja

299
fresco

Sipas informacioneve jozyrtare të Open-TV është shkarkuar nga detyra e tij komandanti i policisë në pikën kufitare në Bllacë, i cili ka qenë shqiptarë, dhe në vend të tij pritet të emërohet një komandant tjetër i nacionalitetit maqedonas.
Pika kufitare në Bllacë ndodhet në vendkalimin kufitar me Hanin e Elezit nmë Republikën e Kosovës.

midle

Komandanti i deritashëm ka qenë kuadër të BDI-së. Këto shkarkime po i bën ministri i punëve të brendshme i RMV-së, Oliver Spasovski.

Kujtojmë se, disa ditë më parë edhe në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç u emërua komandanti i ri, i cili është maqedonas, ndërsa asnjë parti shqiptare nuk reagoi publikisht, edhe pse bëhet për pikë kufitare që ndodhet në komunën e Likovës.

Comments