Shkencëtari “imun ndaj helmit” – ai është kafshuar nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë, qindra herë (Video,+18)
Një shkencëtar pohon se ai është “imun ndaj helmit të tyre” pasi ka provuar të kafshohet nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë, qindra herë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Tim Friede, i cili ka lejuar që në trupin e tij të ketë më shumë se 200 kafshime nga gjarpërinjtë që mund të vrasin brenda disa minutave.
Dhe siç thuhet më tej, të gjitha këto ai është duke i bërë në një përpjekje për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave për shpëtimin e jetës.
Madje, ai pretendon se është i vetmi person në botë i cili tani mund të mbijetojë nga kafshimet e gjarprit.
Siç thuhet më tej, 39-vjeçari ka “provuar” edhe një Black Mamba sub-Sahariane, i cili është konsideruar gjerësisht si “gjarpri më vdekjeprurës në botë”, me një kafshim që mund të rezultojë në një vdekje brenda 15 minutash.
Ai një kafshim të tillë e krahason me ndjesinë e njëjtë sikur të kesh marrë një “goditje me çekiç”. /Telegrafi/