Shkëndija e Haraçinës bën surprizën, eliminon Rabotniçkin nga Kupa

Pasditën e kësaj të mërkure janë zhvilluar ndeshjet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku favoritët u kualifikuan më tej, teksa surprizën e bëri Shkëndija e Haraçinës. Këta të fundit eliminuan nga Kupa, Rabotniçkin, pasi triumfuan me rezultat 2:0 pranë publikut të tyre në ndeshjen e luajtur në Hasanbeg të Shkupit.
Skuadra e Shkupit mori fitore të madhe kundër Xhepçishtit, duke triumfuar me shifra të thella 0:8, ndërsa Shkëndija e Tetovës mundi Jeni Malen me rezultat 0:4. Besa e Dobërdollit arriti fitore dhe kualifikim dhe fitore ndaj Ohrid Lihnidos me rezultat 5:1.