Shkëndija e shkarkoi, “Ballistët” e mbrojnë Osmanin: Nuk mund askush të na bindë se ti je “fajtori”
Klubi i futbollit Shkëndija nga Tetova ditë më parë njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Qatip Osmani. E pas shkarkimit, me reagim ka dalë tifo-grupi “Ballistët”. Nga atje thonë se nuk mund askush t’i bindë se “fajtori”, i gjithë kësaj situate në klub nuk është Osmani.
“Nuk mund askush të na bindë se ti je “fajtori” i gjithë kësaj situate në klub, por edhe nuk mund të na bindë askush se tjetri që do të zëvendësojë do të jetë më i mirë se ti Qato!
Ne shijuam titullin e parë në vitin 2011 me kontributin tënd, por edhe me përkrahjen e Ekolog-ut u munduam të fitojmë tituj, mirpo ishte e pamundur, sepse mungonte legjenda e klubit Qatip Osmani i cili erdhi në momentin e duhur, duke vazhduar me plus tre tituj të tjerë të fituar bindshëm, ku gjithsej tani numrojmë 5 tituj vetëm nga udhëheqja juaj në Shkëndijë! (3 kampionate 1 kupë dhe 1 superkupë) !!! Kurse ndonjë trajner tjetër jo që nuk na solli asnji fitim kampionati deri më sot por edhe na harxhuan lekët vetëm për interes edhe pse klubi ka ndëruar deri më tani ndoshta edhe mbi 100 trajnerë të tjerë!
Tani faji u hedh tek ju dhe si, nuk mund ta kuptojmë askush! Atëherë do ja lejojmë kohës, që ti shohim oponentët tënd se sa mund ti afrohen sukseseve tuaja! Koha kthen gjithçka në vend dhe ti LEGJENDË vazhdo i fortë kudo !!! QATO … DO TË JESH I PËRHERSHËM NË ZEMRAT TONA !!! Të urojmë çdo të mirë në jetë”, shkruajnë Ballistët në reagimin e tyre.

