Shkëndija fiton falë Agim Ibraimit (VIDEO)
Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 në udhëtim te Rabotniçki në Shkup, duke vazhduar serinë e rezutateve pozitive, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat për kampionët e vendit i realizoi Agim Ibraimi nga penaltia, duke i suguruar në këtë mënyrë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij që rikthehet në pozitën e tretë, por njëkohësisht duke iu afruar edhe më shumë kreut.
Pas kanosjes me kokë të Mexhit Nezirit në minutat e para të takimit, ishte Rabotniçki megjithatë skuadra që avansoi e para. Një mos koordinim mirë mes futbollistëve të Shkëndijës në mbrojtje, bëri që Nikolla Sharkoski në minutën e 6-të, të shënojë në rrjetën e Zahov.
Këtij goli iu kundërpërgjigjë Agim Ibraimi, me golin e realizuar nga pika e bardhë në minutën e 19-të.
Pjesa e dytë rezultoi me më shumë raste, sidomos për ekipin vendas, që golin e dytë e kërkonte përmes goditjeve nga distanca, mirëpo Shkëndija sot në portë kishte të disponuarin Kostadin Zahov që në disa raste mjaft mirë mbronte portën e tij, duke mos lejuar Rabotniçkin që të shënojë golin e dytë.
Dhe kur nuk shfrytëzohen rastet, në futboll vjen edhe dënimi. Pas një aksioni të bukur, në të cilin fjalën kryesore e kishin Besart Ibraimi, Stenio Zhunior dhe Samir Fazli, Shkëndija përfitoi një penalti në minutën e fundit të takimit, të cilën në gol e shndërroi Agim Ibraimi.