Shkëndija nga Tetova thuajse e kualifikuar , shënon fitore të thellë (Video)

322
fresco

Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Ekipi kuq e zi ka mposhtur ekipin moldav Dacia Chisinau me rezultat të thellë 3-0.

Ishte sulmuesi Besart Ibrahimi që shënoi i pari në ndeshje pas shtatë minutave lojë.

Ibrahimi realizoi nga penalltia pasi mysafirët luajtën me dorë në zonë.

Vetëm katër minuta më vonë mesfushori ofensivë, Marjan Radeski shënoi për 2-0.

Golin përfundimtar në këtë takim për 3-0 Shkëndija e realizoi 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Përsëri në skenë doli Radeski i cili u shërbye mirë nga Hasani dhe shënoi për 3-0.

Me këtë fitore të thellë, Shkëndija thuajse e ka siguruar kalimin në raundin e dytë pasi epërsi prej tre golave është e konsiderueshme.

https://youtu.be/pIQr0xOipGI

Comments