Shkëndija shkruan histori, fitore e parë në Ligën e Konferencës

91
fresco

Minutat e para në stadiumin “Todor Proeski” i takuan skuadrës mysafire, e cila kishte pronësimin e topit dhe arriti të kontrollojë lojën. Mirëpo në vazhdim, skuadra tetovare filloi sulmet në krah.

Aksionin e parë më serioz e regjistruam nëminutën e 20-të kur dukej i mposhtur portieri vendas, në momentin e fundit intervenon Fetai dhe dërgon topin në rivënie nga këndi. Në minutën e 24-të regjsitruam një depërtim të shepjtë të mbrojtësit mysafirë, ndërsa krosimin e tij të rrezikshëm në zone e parandaloi portieri Shkëndijës.

Skuadra tetovare kërkonte rastin për të shënuar përmes kundërsulmeve dhe në një të tillë, në minutën e 28-të, Fabris Tamba godet ashpër nga 17 metra, por topi shkon lartë mbi portë.

Rastin e parë në pjesën e dytë e kishte Spahiu, që godet ashpër por topi kalon skaj poortës së Shelburnit. Pak më vonë, edhe Trumçi kalon në sulm dhe gjuan forte nga 16 metra, por topi sërish shkon lartë mbi portë. Shelburni kanoset në minutën e 53-të, ku pas një gabimi të Fetait, Harri Vud gjuan lartë mbi portë të Shkëndijës.

Në minutën e 65-të fati sportive ishte në anën e Shkëndijës, kur sulmuesi mysafirë Martin më kokë godet shtyllën, ndërsa portiere Gyeje nuk lëvizi fare.

Në minutën e 70-të, kundërsulm i shpejtë i Shkëndijës përmes Spahiut, që asiston në zone, por Tamba godet me këmbën e majtë dhe topi shkon skaj portës. Në kohën shtesë, Ronaldo Vebster godet ashpër në zonë, ndërsa Patrik Barnet drejtoi topin në rrjetën e Shelburnit për gëzim të mijërave tifoz në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Skuadra tetovare u bë skuadra e para që shënon fitore por edhe 3 pikë në garat evropiane, në fazën e garave në grupe.

Comments