Shkup: Fëmijë kanë vjedhur veturë dhe kanë rënë në gropë afër City Mall
Tre fëmijë kanë vjedhur një veturë të markës Pezho dhe kanë rënë me të në një gropë afër qendrës tregtare City Mall në Shkup, shkruan Fakte. Sipas të dhënave policore, aksidenti ka ndodhur në pjesën ku po zhvillohen punime ndërtimore tek ProCredit banka.
Fëmijët janë dërguar në spitalin e qytetit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po ndërmerr masa për zbulimin e plotë të rastit.