Shkup, hyn në burektore dhe kur del se gjenë “Audi”-n prej 30 mijë euro

361

Një 26-vjeçari nga Koçani ia kanë vjedhur veturën e tij 30.000 euro në Shkup, njofton Ministrisë së Brendshme.

Sipas policisë, dje rreth orës 12, A.A. (26) nga Koçani ka paraqitur se ditën e njëjtë rreth orës 11;45 minuta në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup nga ana e personave deri më tani të panjohur i është marrë vetura “AudiA5” me regjistrim të Koçanit, pronë e D.A., drejtuar nga ai.

Kur denoncuesi i rastit ka hyrë në burektore e ka lënë veturën hapur me çelësin brenda. Hajnat e kanë shfrytëzuar momentin, kanë hyrë në automjet dhe e kanë nisur, prej ku janë larguar në drejtim të panjohur dhe pa mos u vërejtur nga askush. Vetura ka pasur vlerë prej 1 milionë e 800 mijë denarë.

Merren masa për gjetjen e veturës dhe vjedhësve dhe për zbardhjen e plotë të rastit

Comments