SHKUP: PROKURORIA PUBLIKE-HETIME PËR PARREGULLSI ZGJEDHORE

524
fresco

midle

 

thumbs_b_c_ca2a5690c6f9f85cab93bf40f205ca11

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë kumtoi se i ndjekë ngjarjet dhe publikimet lidhur me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të këtij viti. Në atë drejtim, është formuar Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore me detyrë të veprojë në të gjitha ngjarjet ku ekzistojnë indikacione për vepra të kryera penale lidhur me zgjedhjet.

Për të gjitha ngjarjet për të cilat Prokuroria Publike do të vlerësojë se ka dyshim për parregullsi të mundshme të kryera zgjedhore u jep obligime Prokurorive Themelore Publike për veprim urgjent. Në këtë drejtim, Prokuroria Publike njofton se deri më tani, në bazë të ngjarjeve të ndodhura penale juridike janë formuar gjithsej 42 lëndë. Prej tyre 20 lëndë janë formuar sipas detyrës zyrtare dhe sipas zërave të dëgjuara pas thënieve të publikuara në media, në portale, në rrjete sociale.

Janë formuar tre lëndë sipas padive penale të dorëzuara nga persona fizikë për vepra të kryera penale lidhur me procesin zgjedhor. Nëntëmbëdhjetë lëndë janë formuar dhe pas tyre po veprohet nga parashtresa të dorëzuara nga shoqata të qytetarëve, parti politike dhe institucione. Prej tyre, dy lëndë janë formuar pas parashtresës së dorëzuar në adresën elektronike të Komisionit për ndjekje të parregullsive zgjedhore, shtatëmbëdhjetë të tjera janë formuar pas parashtrimit me shkrim të paraqitjeve me anë të postës.

“Hulumtohen parashtruesit e denoncimeve, dëshmitë, persona që mund të ndihmojnë në zbulimin e ngjarjeve, janë lëshuar urdhëresa të shumta në Ministrinë e Punëve të Brendshme për grumbullimin e fakteve të nevojshme dhe të dhënave në lëndët, si dhe deri te institucionet për marrjen e informacioneve të nevojshme. Procedimi i Prokurorive Themelore Publike do të vazhdojë deri në konfirmimin e gjendjes faktike dhe marrjen e vendimeve  të prokurorive publike”, thuhet në Njoftimin e Prokurorisë Publike të RM-së.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë i bën thirrje opinionit, organizatave civile, organizatave të tjera, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të gjithë që konsiderojnë se në një procedurë ka të dhëna për vepër të kryer penale të lidhura me procesin zgjedhor, të parashtrojnë denoncim në Komisionin për ndjekjen e parregullsive zgjedhore në adresën elektronike izbori@jorm.gov.mk dhe tek të gjitha Prokuroritë Themelore Publike. 

Comments