SHKUP: ZGJEDHJET E BESUESHME, DALJE NGA KRIZA POLITIKE

176

 

133466616

Gjendja aktuale politike në Republikën e Maqedonisë në vigjilje të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si dhe perspektivat evropiane dhe integrimet e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, kanë qenë tema e bisedës në takimin e sotëm të kryeministrit për zbatimin e marrëveshjeve Emil Dimitriev me Sandra Kalniete eurodeputete dhe nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, duke e potencuar nevojën e organizimit të mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, dy palët e kanë theksuar nevojën e sjelljes përgjegjëse të të gjitha partive politike gjatë fushatës zgjedhore dhe periudhës pas përfundimit të zgjedhjeve.

Përmes demonstrimit të qasjes pozitive në drejtim të ndërtimit të besimit në procesin zgjedhor dhe respektimin e vlerave demokratike. Kryeministri Dimitrievski, duke e theksuar fokusimin e Qeverisë për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme dhe demokratike, siç theksohet në komunikatë,  informoi për aktivitetet që Qeveria i ndërmerr në procesin e përgjithshëm zgjedhor, për funksionimin e institucioneve shtetërore në këtë periudhë dhe për pritjet se pas zgjedhjeve, Qeveria politike në Republikën e Maqedonisë me kapacitet të plotë do të vazhdojë t’a lëvizë shtetin përmes rrugës së reformave, projektet dhe zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. 

Comments