Shkup, Theret me thikë pas mosmarrëveshjes në komunikacion

243

26-vjeçari T.U nga Shkupi natën e kaluar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Qytetit, me lëndime në pjesën e stomakut.

Nga policia kanë informuar se në rrugën “Hristian Todorovski Karposh”, dy persona të panjohur, të cilët kanë qenë më makinën “BMW” e kanë sulmuar atë fizikisht, ndërsa me thikë është therur në pjesën e stomakut. Sipas informacioneve arsyeja e përleshjes ka qenë mosmarrëveshja në komunikacion.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments