Shkupi dëbon edhe një diplomat rus, MPJ-ja nuk mohon dhe nuk konfirmon rastin

381

Një tjetër përfaqësues rus në shtetin tone, mësohet të jetë përzënë ditëve të fundit, për shkelje të konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Burimet e ALSAT bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një zv/atashe ushtarak, dhe kërkesa për dëbimin e tij është shqyrtuar të mërkurën e kaluar nga autoritetet vendore. ALSAT kontaktoi me ministrinë e Jashtme prej nga as konfirmuan por as nuk mohuan rastin në fjalë, as emrin dhe as veprimet kundërvajtëse në kuadër të Konventës së Vjenës. Megjithatë, nga kjo zyrë theksuan se: “Ministria e Punëve të Jashtme, në bazë të kompetencave të saj, ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e duhura në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mbrojtjen e duhur të rolit dhe përgjegjësisë si vend anëtar i Aleancës së NATO-s”.

Në fund të marsit, një tjetër diplomat rus u shpall non-grata dhe u deportua në bazë me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike. Kjo nxiti reagimin e Moskës Zyrtare, e cila në fillim të qershorit shpalli non-grata përfaqësues diplomatik të Maqedonisë së Veriut.

Comments