Shkupi fiton Makedonija GjP, barazon Gostivari me Rabotniçkin

789

Skuadra e Shkupit ka fituar duelin me Makedonija Gjorçe Petrovin në Çair, duke e mundur me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në elitën e futbollit vendor. Golin e vetëm të sfidës dhe të fitores për skuadrën e Shkupit e realizoi Mladenovski në minutën e 66-të. Ndërkohë Gostivari dhe Rabotniçki janë ndarë me barazim pa gola në duelin e luajtur në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Kujtojmë se në program të kësaj xhiroje për ditën e sotme ishin dy takime tjera si Struga Trim Lum – Voska Sport dhe Sileksi – Vardari, por të njejtat u shtynën për shkak reshjeve të borës. Ndeshjet në fjalë pritet të luhen me 6 dhjetor nga ora 13:00.

Comments