Shkupi në këmbë: Bashkë me Anisën është zhdukur edhe Melisa 15 vjeçare

376

Dy vajza të mitura nga Gazi Baba e Shkupit, Anisa 12 dhe Melisa 15 vjeçare, kanë humbur kontaktin me familjet e tyre prej mbrëmjes së kaluar.

Familjarët, të shqetësuar për fatin e vajzave të tyre, për Klan Maqedoni, thonë se kanë informacion se gjatë ditës së sotme dy vajzat mund të jenë parë në zonën e Kalasë së Shkupit.

Anisa Ajro dhe Melisa Kurtishi janë vajzat e zhdukura.

Ata apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë informacion për ta, le të kontaktojnë.

Për kontakt mund të shfrytëzoni edhe adresën elektronike dhe rrjetet sociale të Televizionit Klan Macedonia.

Kontakti i babai të Anisa Ajros, Engini: 072 232 983

Comments