SHOFERI I GANI THACIT QË U KAP ME 113 KILOGRAMË DROGË LIROHET NGA PARABURGIMI

307

 

 

Është liruar nga paraburgimi Enis Çerka, që punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

Gjykata e Apelit ka vendosur që ti liroj nga masa e paraburgimit personat të cilët nga Prokuroria dyshohen për përfshirje në dhënien e ndihmës një grupi të personave të cilëve u janë gjetur tri valixhe me substanca narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

Apleli ka vendosur që ti liroj nga paraburgimi Selim Çerkën, Enis Çerkën dhe Gent Selacin.

Ndërkaq ndaj Labinot Zenelit është refuzuar ankesa i njëjti me vendim të Gjykatës së Apelit do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur avokati Florent Latifaj.

Enis Qerka është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë.

Comments