Shokët e ngushtë pas 41 vjetësh kuptuan se ishin ndërruar në lindje

Dy miqtë më të mirë shpërthyen në lot kur kuptuan se ishin ndërruar në lindje nga familja e njëri-tjetrit.
David Tait dhe Leon Swanson, të dy 41 vjeçar, kuptuan lajmin në një konferencë shtypi.
Davidi kërkoi përgjigje pasi ai kishte mësuar se ai dhe miku i tij ishin shkëmbyer në një spital në Norvegji në vitin 1975 në krahinën perëndimore kanadeze të Manitoba, transmeton Klan Kosova.
ADN konfirmoi se të dy burrat, të cilët jetojnë në të njëjtin qytet, ishin përzier.
Tait tha se “ndjehet i shqetësuar i hutuar dhe i zemëruar “kur dëgjoi lajmin.
“Kjo do të ndikojë në një mënyrë apo tjetër, unë e di. Do të jetë një udhëtim i gjatë”, tha ai.
Ai vazhdoi duke thënë se njerëzit që e morën atë “do të jenë gjithmonë nëna dhe babai, pa marrë parasysh”, por tani ai ka një tjetër vëlla, një tjetër nënë dhe baba.
Eric Robinson, një ish ministër i kabinetit në Manitoba, i cili po i ndihmonte të dy, tha se qeveria federale i detyrohet këtyre njerëzve.
“Ajo që ka ndodhur me ta është krim”.
“Ne mund të jetojmë me një gabim, por dy gabime të një natyre të ngjashme është e papranueshme”.
“Këta dy zotërinj nuk janë vetëm viktima. Ne kemi familje që janë të lënduar thellë nga kjo. Ne kemi vëllezërit e motrat … që janë të lënduar nga kjo”, transmeton Klan Kosova.