Shpend Ahmeti jep shpjegim pse vendosi ta dekorojë Prishtinën për fundvit

435

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka nisur dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit, raporton Express

Ahmeti ka shkruar në Facebook se pavarësisht se viti 2020 ishte plot sfida, kanë filluar përgatitjet për ta mbyllur këtë vit në atmosferë festive.

“Viti 2020 ishte plot sfida për të gjithë ne dhe këto festa të fundvitit do të i presim në kushte krejt më ndryshe se zakonisht. Pavarësisht të gjitha këtyre, kemi filluar përgatitjet për të përmbyllur këtë vit në atmosferë festive duke uruar që të kemi mbarësi, shëndet dhe momente të bukura me njerëzit e dashur rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, Express sot ka raportuar për nisjen e dekorimit të kryeqytetit.

Comments