Shpend Ahmeti: Ndërkombëtarët do të bëjnë presion të mos ketë më qeveri Kurti
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare që të mos ketë më një qeveri Kurti
“Uën mendoj se do të ketë dhe presion nga bashkësia ndërkombëtare për këtë punë, për mos e pasë dhe një Qeveri Kurti”, tha Ahmeti.
Ndër të tjera, Ahmeti shton se Vetëvendosja nuk pranon të hyjë në koalicion nëse kryeministri Albin Kurti, nuk do të jetë më në këtë post.
“Opozita është në garë që Vetëvendosja të mos e arrij numrin e votave për të krijuar një qeveri vetë. Nëse nuk i arrin, atëherë VV-ja do të kërkojë koalicion me ndonjë parti që ato do t’i thonë, këçyrim, po, por jo me qenë ti kryeministër. Ju e dini se ai ishte duke e prishur një Vetëvendosje për këtë, pra këtë nuk e pranon”, tha ai në Klan Kosova.