Shpend Ahmeti rikandidon për Prishtinën (VIDEO)

147

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk e ka në mendje që ta lëshoj postin e të parit të kryqytetit.

Ahmeti në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, ka pohuar se është i gatshëm për rikandidim për Prishtinën nëse sheh se plani dhe projekti i VV-së për Prishtinën rrezikohet.

“Projektin e Prishtinës nuk e rrezikojmë, kjo do të thotë që në asnjë mënyrë  nuk e rrezikojmë atë që kemi bërë në Prishtinë, ideja është që nëse në qfardo mënyre rrezikohet unë jam i gatshëm  të jem aty” ka thënë Ahmeti në “Republika”.

Comments