Shpend Ahmeti thotë se festuesit e Halloween dëmtuan autobusin e Trafikut Urban

531
fresco

Kryetari i Prishtinës dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahemti, ka reaguar ndaj autobusit që u dëmtua sonte gjatë festës së Halloweenit.

Ahmeti ka thënë se kështu nuk festohet Halloween askund.

“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti.

Autobusi dyshohet se u dëmtua nga fëmijët të cilët e kanë gjuajtur me ve.

Comments