Shpend Ahmeti tregon se kur do ekzekutohen pagesat për të prekurit nga COVID-19

470
fresco

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për pagesat për të prekurit me COVID-19 në kryeqytet, të cilat ishin premtuar nga komuna që ai udhëheq.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se komuna e Prishtinës ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve të dhëna nga komuna, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se në momentin që Thesari hapet, mjetet do të alokohen.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Komuna e Prishtines ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve që i kemi dhënë – përfshi ndihmën për të prekurit nga Covid, grantet për biznese, ndihmat bujqësore etj.

Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilen pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit. /Lajmi.net/

Comments