Shpërbërja e Parlamentit do pret javën e ardhshme



Kabineti i kryeparlamentarit Trajko Veljanovski ka njoftuar se pikat për shpërbërjen e përbërjes së tetë të Parlamentit do të plotësohen në rendin e ditës në seancën të caktuar më 17.10.2016, pas pikës që i dedikohet miratimit të buxhetit 2017.
Kabineti i tij, madje njofton se vendimi është sjell në pajtueshmëri me marrëveshjet e bëra nën ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare.
“Kryetari i Parlamentit punon sipas rregullores dhe seancë të ardhshme ka caktuar më 17 tetor dhe në të është edhe buxheti”, kanë thënë nga kabineti i Veljanovskit.
Sipas këtyre burimeve, Veljanovski ka afat prej 10 ditësh të caktojë seancë të re ku në rend dite do vihen këto nisma.