Shpërthen bombola e gazit, zjarr në një banesë tek “Mine Peza”

479

 

zjarrfikese

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, pas shpërthimit të një bombole gazi. Burime nga policia thanë se, zjarri ka rënë në banesën e qytetarit me inicialet S. D.

Si pasojë e këtij zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka dëme në njerëz.

Policia dhe zjarrëfikësja kanë shkuar në vendngjarje, ku shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë për pasojë e plasjes së një bombole të vogël gazi, në ballkonin e banesës.

Comments