Shpërthen bombola në Pejë, vdes një person

100
fresco

Një bombolë e gazit ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Prokuorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Ka shpërthyer një bombole afër një pompe te benzines, si pasoje ka humbur jetën nje person, aktualisht ne vendin e ngjarjes jane kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit per krime te renda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante, deri tash jane duke u marre te gjitha veprimet ne zbardhje të rastit”, ka thëne per Insajderin Nikqi.

Rastin Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.

Comments