Shpërthen makina në udhëtim, familja shqiptare shpëton për mrekulli

Gati sa nuk është kthyer në një tragjedi pasditja e kësaj të hëne për një familje shqiptare në Itali.
Një makinë tip “Fiat”, ku ishin katër persona, një grua shqiptare dhe tre fëmijë, ka marrë flakë në rrugën “Gobetti”, në komunën “Macerata Campania” të Italisë.
Por, përpara se makina të merrte flakë e gjitha, pasagjerët mundën që të largoheshin nga makina.
Makina është shkrumbuar e gjitha, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë për shkak të erës së fortë të djegës.
Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur normalizimin e situatës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të mjetit.