Shpërthen presidenti i Napolit, letër ‘bombë’ me akuza drejtuar Higuainit

211
fresco

 

midle

132503277-318af406-0428-40bb-bb09-dbc6f59a8b98

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk ka mundur të përballojë akuzat e ngritura ditën e djeshme nga Gonzalo Higuain gjatë prezantimit te skuadra e Juventusit.

De Laurentiis ka publikuar një letër të hapur ku ka arsyetuar largimin e Higuain në disa pika kryesore, shkruan ‘Corriere Dello Sport’, raporton Syri.net.

Presidenti i Napolit ka përgënjeshtruar çdo deklaratë të Higuain duke theksuar se argjentinasi është një tradhtar që po tall bythën me qytetin e Napolit.

“Të dashur tifozë të Napoli-t, kam lexuar deklaratat e Gonzalo Higuain gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga Juventus dhe do të doja të ndalesha te pjesa ku, pasi ka thënë se Juventus është një familje e madhe dhe ai është i lumtur që do të veshë fanellën bardhezi, ka pohuar se arsyeja për të cilën ka vendosur të shkojë tek ai ekip kam qenë unë. Jam menduar gjatë nëse këto fjalë meritonin një përgjigje, duke parë se e vërteta është e qartë për të gjithë.

1)“Nëse zoti Gonzalo Gerardo Higuain nuk më duronte dot, i janë dashur shumë vite për ta kuptuar, nëse nuk është një njeri fals dhe një aktor shumë i mirë. Por mundësinë e dytë e përjashtoj sepse kuptoj diçka nga aktorët”.

2)“Kemi kaluar shumë kohë bashkë, edhe kohët e fundit, për shembull një ditë të tërë në Komisionin e Disiplinës më 15 prillin e kaluar, në përpjekje për të ulur pezullimin prej 4 ndeshjesh që ai ka marrë në kulmin e garës për titull. Ju siguroj se atë ditë Gonzalo ishte shumë i qetë dhe nuk ka treguar asnjë shenjë se mund të ishte i bezdisur nga unë, siç mund të dëshmojnë edhe njerëzit që kanë qenë me ne”.

3)“Si ka mundësi që trajneri i tij nuk ka folur për këtë pakënaqësi kur jemi takuar për të folur në lidhje me rinovimin, dhe këtë vit ka ndodhur shpesh? Nëse e kishin kaq të pamundur të më duronin, nuk do të kalonin orë të tëra duke folur për para, shumë para, me interes dhe gatishmëri të madhe”.

4) “A nuk ka pak turp menaxheri i tij kur thotë se skuadra ku luante, që e ka ndihmuar të realizojë 38 gola, nuk ishte në lartësinë e duhur? Nuk ka turp kur thotë, praktikisht, se shokët e Gonzalo ishin të dobët, duke parë se Napoli ka qenë skuadra që ka krijuar numrin më të madh të rasteve për gol në Itali, një kusht thelbësor për t’i dhënë mundësinë një sulmuesi që të shënojë shumë gola?”

5) “Tentativa për të shpjeguar se transferimi i tij te familja e re ka ndodhur për fajin tim, është një mungesë respekti për napolitanët. Nëse Higuain do të kishte lexuar historinë e Napoli-t, do të kishte zbuluar se ky qytet ka qenë i vetmi që është çliruar nga nazistët pa ndihmën e askujt, akoma para se të vinin amerikanët, të cilët e kanë gjetur qytetin të çliruar kur kanë ardhur këtu. Ky popull mund të tradhtohet nëse nuk ke turp, por mos tall bythën me të”.

Comments