Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur

65

21 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në lindje të Romës.

Sipas mediave italiane, shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh, ndërsa forcat e Departamentit të Zjarrfikësve, forca e policisë dhe vullnetarëve të mbrojtjes civile nxituan për në vendngjarje.

Ndërsa stacioni i afërt i metrosë, Teano, është mbyllur ndërsa ndërtesat pranë shpërthimit kanë pësuar gjithashtu dëme.

Banorët ikën menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan një erë të fortë gazi para shpërthimit të parë. Pastaj, pasoi një shpërthim i dytë edhe më i fortë.

Comments