Shpërthimi në Zubin Potok, policia kontrollon dy shtëpi afër kanalit të ‘Ibër Lepencit’

75

Të premtën rreth orës 19:00 kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u shfaq në një konferencë për shtyp orët e vona të së premtes, pas shpërthimit të kanalit të Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Kurti, tha se kjo konferencë erdhi si pasojë e “sulmeve të fundit të rënda, kriminale, terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor”.

Media lokale ka raportuar se policia që nga mëngjesi i sotëm është duke kryer një operacion të paktën në dy lokacione në fshatin Varage afër Zubin Potokut.

Sipas tyre, policia ka kontrolluar një shtëpi në këtë fshat ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në kanalin Ibër-Lepenac.

Comments