Shpërthimi tragjik në Ramali, përmirësohet gjendja e gruas shtatëzënë
Po luftojnë për jetën 5 të lënduarit nga shpërthimi i bombolës zë gazit të dielën në Rramanli. Në Kliniken e Urgjencës “Nënë Tereza” në Shkup, dy gratë e moshës 40-45 vjeçe me djegie mbi 80% të shkallës së tretë të lëkurës janë në gjendje kome, nën përkujdesje në repartet intensive. Ndërsa, burri 50 vjeç, më me pak djegie, vazhdon të mbahet në njësinë e trajtimit intensiv të Neurokirurgjisë me gjendje të rëndë shëndetësore. Në koma mbeten edhe 30 vjeçja me djegie mbi 80% si dhe djali 10 vjeç me shkallë të tretë të djegies, të cilët po trajtohen në repartet intensive në Spitalit të Qytetit të Shkupit. Kurse, mjekët thonë se përmirësime janë vërejtur tek 28 vjeçarja shtatzëne, të cilës i ka shpëtuar edhe foshnja. Ndërkaq, nga kjo tragjedi, humbën jetën katër persona.