Shporta e konsumatorit në shtator në Maqedoni ka kushtuar 525 euro

194
fresco

 

midle
Shporta e konsumatorit në shtator në Maqedoni ka kushtuar 525 euro

shporta-e-konsumatorit_1478520664-952783
Shporta konsumatore që e llogarit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në shtator arrin në 32.263 denarë, respektivisht 524,60 euro, për një familje katëranëtarëshe, raporton MIA.

Pjesa më e madhe e parave, ose 13.345 denarë janë për ushqim dhe pije, pas çka pasojnë mjetet që shpenzohen për pagesë të komunalieve, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje, për çka duhen 10.468 denarë. Për higjienë nevojiten 2.272 denarë, për transport 2.339 denarë, ndërsa për veshëmbathje 2.087 denarë. Nga mjetet e përgjithshme në shportën e konsumatorit për aktivitete kulturore ndahen 1.070 denarë, ndërsa për kujdes shëndetësor 687 denarë.

Shporta konsumatore në shtator është më e lartë për 0,32 për qind në krahasim me gushtin, ndërsa në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar është më e lartë për 0.09 për qind.

Shporta minimale sindikale, të cilën e llogarit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, në vete i përfshin grupet e domosdoshme dhe të pashmangshme të produkteve dhe shërbimeve që i nevojiten një familjeje katëranëtarëshe.

Comments