Shqipe Selimi: Kushtetuesja e shkeli Kushtetutën
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka deklaruar se është Gjykata Kushtetuese e cila ka shkelur vet Kushtetutën.
Kështu ka shkruar Selimi në një postim në Facebook duke hedhur dyshime mbi vendimin që morri Kushtetuesja këtë të premte.
“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një?
Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën ”, ka shkruar Selimi./Indeksonline/