Shqipëri: Automjeti përplas motorin, lë të vdekur drejtuesin e tij

389

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Tales në Lezhë.

Një automjet është përplasur me një motor duke lënë të vdekur në vend drejtuesin e tij. Nga përplasja e fortë me motorin makina ka përfunduar në kanalin anash rrugës, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Comments