Shqipëri, burri i dehur vret me thikë gruan dhe kunatën

301

Një krim në familje ka tronditur qytetin e Ballshit pasditen e sotme, në ditën e dytë të Vitit të Ri.

34-vjeçari, Gazment Musta, në gjendje të dehur ka vrarë me thikë gruan e tij dhe kunatën (motrën e gruas).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të tij.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend” sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Comments