Shqipëri-Maqedoni e Veriut, vetëm një ndalesë në kufi
Ministja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj është takuar me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy vendeve.
Mësohet se është rënë dakord, për ngritjen e një pike ndërkufitare “One Stop Shop” për lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve mes të dy vendeve.
“Bashkëpunimi ekonomik dhe bashkërendimi i politikave për nxitjen e investimeve të huaja duhet të jetë një qasje strategjike e përbashkët, me synimin për të krijuar një ekonomi shkallë jo vetëm midis dy vendeve, por në të gjithë rajonin” u shpreh ministrja Denaj pas takimit.

