SHQIPËRI: RAMA I SHTRIN DORËN E BASHKËPUNIMIT BASHËS
KUSHTI PAS 25 PRILLIT: TË NDAHET NGA META DHE BERISHA
Edi Rama i shtrin doren per bashkepunim Lulzim Bashes pas zgjedhjeve te 25 Prillit, por me kushtin qe ai te shkeputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i ka cilësuar si të keqen e vendit.
“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, pra nuk do të kemi probleme të kësaj natyre, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% në dispozicion të projektit ekonomik, të mirëqenies shqiptare, dhe asnjë përqind e fokusuar te vetëvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë. A do e pengojë këtë bashkëpunim Meta dhe Berisha? Duhet që Lulzim Basha ta thotë që do të ndahet plotësisht prej tyre”, u shpreh kryeministri Rama.
Nderkohe ne nje reagim ne rrjetet sociale, Lulzim Basha ka shkruar “Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë” /KlanMacedonia

