Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë memorandum për turizëm, Rama: Krenari dhe mirënjohje

Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Në konferencën për media me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se është privilegj që të pres udhëheqësin e Francës, si dhe të arrihet një memorandum i tillë.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme e mbarësisë, që në një kohë kaq të shkurtër presidenti i Francës, riviziton Shqipërinë, dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale, gjë që na jep shumë krenari, por njëkohësisht edhe shumë mirënjohje, për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe Francës”, tha tutje kryeministri.
Po ashtu, Rama shton se një substancë e re po krijohet ndërmjet vendeve evropiane.