Shqipëria do këtë përballë një ndeshje të lehtë ndaj San Marinos, formacionet e mundshme

462

Sonte (e enjte) Kombëtarja e Shqipërisë do përballet me San Marinon, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Kuq e Zinjtë” pas fitores ndaj Hungarisë duan vetëm pikët e plota, me ëndrrën që të kualifikohen në Kampionat Botëror, transmeton lajmi.net.

Kjo sfidë nuk do jetë e vështirë për Shqipërinë, ngase përballë kanë San Marinon, skuadër që nuk di për fitore që nga pranimi në FIFA.

Ndërkohë, Edy Reja pritet të vazhdojë të luajë me sistemin 3-5-2, ku sulmi të krijohet nga Cikalleshi dhe Broja, ky i fundit e fitoi vendin titullar falë golit të fitores ndaj Hungarisë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëri (3-5-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami; Cikalleshi, Broja

San Marino (4-4-2): Benedettini; D’Addario, Fabbri, Brolli, Rossi, Palazzi; Lunadei, Golinucci, Mularoni; Nanni, Vitaioli

Përballja nis në ora 20:45./Lajmi.net/

Comments