Shqipëria, e dyta në Evropë për nga numri i vrasjeve (FOTO)


Shqipëria renditet në vendin e dytë për nga numri i vrasjeve, ndjekur nga Mali i Zi.
Këto janë të dhënat e një raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010-2015.
Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele. Raporti thekson se në Mal të Zi dhe në ishRepublikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave.
Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë. Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Evropa Jugore etj.
Këtu nuk përfshihen vendet në luftë, shkruan “Center for Security Studies”, raporton “Ora News”.