Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama në Bratislavë: Jemi në moment historik, gati të shkëlqejmë

536
fresco

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama në Bratislavë: Jemi në moment historik, gati të shkëlqejmë

Kryeministri Edi RAMA gjatë fjalimit të tij në Bratislavë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë ku mbajti edhe një fjalim për marrjen e presidencës se OSBE nga Shqipëria.

Rama e cilëson këtë një moment historik për shtetin shqiptar dhe deklaron se drejtimi i kësaj organizate është nder dhe përgjegjësi e madhe për vendin tonë.

Më tej, kreu i qeverisë ka nënvizuar edhe drejtimet kryesore ku do të fokusohen përpjekjet e qeverisë, duke nisur nga korrupsioni e deri tek lufta e trafikut të qënieve njerëzore.

‘Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë cështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë treyzë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë.

Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm. Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat. Puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Do të fokusohemi të luftojmë dhunën kundër grave dhe do të hapim shumë pozivione vakante për gratë. Ju lutem të kandidojnë sa më shumë gra. Do të fokusohemi tek pjesëmarrja e grave në çështjet publike.

Trafikimi i qënieve njerëzore ështyë një çështje që na shqetëson. OSBE luan një rol shumë domethënës në këtë çështje. Ne kemi nje program të avancuar me konsultime të gjëra dhe Shqipëria do të marrë vendime në transparencë të plotë.

Suksesi jonë do të jetë edhe sukses i vendeve pjesëmarrëse sepse ne bashkëpunojmë ngushtë me njeri-tjetrin’, tha Rama.

Comments