Shqipëria u kërkon qytetarëve në vendet e Gjirit Persik të tregojnë kujdes të shtuar

61
fresco

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, të cilët ndodhen në zonën e Gjirit Persik, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, lidhur me përshkallëzimet e fundit për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: embassy.doha@mfa.gov.al

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al

Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

midle

Email: embassy.UAE@mfa.gov.al

Tel: +971 50 980 7881

Çfarë ndodhi?
Skenari i vitit 2020 duket se është përsëritur.

Irani nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër përveçse të “hakmerrej” ndaj palës amerikane, por zgjodhi sërish ta bënte këtë në një mënyrë jo të dëmshme për shtetin, simbolike dhe që nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm kundërshtarit të “përbetuar”.

Teherani zyrtar, përmes dy kanaleve diplomatike të komunikimit, e kishte vënë Washingtonin në dijeni se do të sulmonte bazën më të rëndësishme ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, Al Udeid, në Katar.

Disa orë përpara goditjes, Irani ia shpalosi kartat amerikanëve, për të mos lejuar asnjë surprizë. Doha u njoftua po ashtu se do të kishte një goditje.

Baza u evakuua. Asnjë këmbë ushtari amerikan, apo aleat, nuk ishte aty për të dëshmuar se çfarë sulmi po vinte.

Gjashtë raketa u nisën mbrëmjen e 23 qershorit nga Irani drejt Katarit, i cili kishte mbyllur hapësirën ajrore, u kishte bërë thirrje banorëve të qëndronin në streha të sigurta dhe mbi të gjitha amerikanëve, të mos dilnin fare nga banesat.

Të gjashta raketat, mes alarmeve të mëdha dhe sirenave në Doha, u neutralizuan menjëherë.

Nuk është një skenar filmi hollivudian, por e vërteta e plotë e gjithë asaj çfarë rrëmbeu sytë e botës në më pak se 30 minuta në të gjithë rrjetet televizive dhe mediat online në glob.

E përditshmja amerikane New York Times e ka zbuluar përmes tre zyrtarëve iranianë, të cilët pohuan se Teherani e dha një njoftim paraprak se sulmet po vinin, për të minimizuar viktimat.

Zyrtarët thanë se Irani simbolikisht duhej të kundërsulmonte SHBA-të, por në të njëjtën kohë ta kryente atë në një mënyrë që t’u lejonte të gjitha palëve një rampë daljeje: ata e përshkruan atë si një strategji të ngjashme me vitin 2020, kur Irani i dha Irakut paralajmërime përpara se të qëllonte me raketa balistike Bazën Ajrore Al-Asad në Irak, pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga Presidenti Donald Trump.

Dhe kështu ndodhi. Kjo ishte e gjitha. Përtej zhurmës së madhe, duket se Irani pas bombardimeve amerikane me B-2 është i dorëzuar përballë superfuqisë amerikane, e cila u fut në Iran, sulmoi tre site bërthamore, doli pa asnjë gërvishtje dhe u kthye në shtëpi pa u detektuar.

Kjo është lufta. Këta janë amerikanët. Këta janë iranianët.

Comments