Shqipja e përdhosur, VERO kërkon falje
Konsumatorë të nderuar,
Gjatë përkthimit të tekstit nga maqedonishtja në shqip në tabelën informative të hapësirës për
parking para Vero marketit në lagjen Çair në Shkup, janë bërë gabime me të cilat teksti i
përkthyer në gjuhën shqipe është i pasaktë dhe fyes. Fatkeqësisht, gabimet nuk janë skenuar
me kohë dhe tabela informative është vendosur me tekst të gabuar. Pas vërejtjeve nga
konsumatorët tonë, pranuam gabimin dhe menjëherë larguam tabelën. Ju kërkojmë thellësisht
falje të gjithë konsumatorëve tonë për gabimin e paqëllimshëm dhe i sigurojmë se do të
ndërmarim të gjitha masat të mos kemi raste të tilla në të ardhmen.
Vero është pjesë e komunitetit lokal veç më 21 vjet dhe në mënyrë aktive kontribuon për
avancimin e tij. I sigurojmë konsumatorët tonë se qëlimi jonë asnjëherë nuk ka qenë të
ofendojmë dikë në asnjë mënyrë dhe për atë arsye kërkojmë thellësisht falje, nëse në mënyrë
të paqëllimshme e kemi bërë këtë. Të gjithë konsumatorët në çdo moment i trajtojmë me
respektin më të madh dhe çdoherë mundohemi të sigurojmë shërbimin më të mirë, ofertën dhe
çmimet.