Shqiptarët e Krushevës në alarm: Komuna kërkon rrënimin, banorët mbrojnë me trup shkollën që vetë e n

Për shkak të mungesës së kushteve bazë për mësim në objektin e vjetër të shkollës periferike, Nikolla Karev të fshatit Norovë të komunës së Krushevës ku mësojnë 145 nxënës, banorët me vetëiniciativë kanë ndërtuar një godinë të re shkollore, shkruan Alsat.
Banorët thonë se gjatë ndërtimit, policia ka ndaluar punimet e objektit dhe sipas tyre, kanë marrë një vendim se objekti i ri do të shembet për shkak të mos pasjes së lejes për ndërtim nga institucionet.
Banorët të revoltuar sot protestuan para objektit shkollor dhe kërkuan nga institucionet që objekti i ri të legalizohet dhe të funksionojë si shkollë.

Sipas kryetarit të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, 90% e objekteve nëpër fshatra të kësaj komune janë pa plan urbanistik, përfshirë edhe objektin e vjetër shkollor ku nxënësit aktualisht ndjekin mësimin.
Sipas Hristoskit, do të kërkohet nga Qeveria që të legalizohet objekti që tashmë është ndërtuar për shkollë dhe më pas nëse inspektorati vendos se i plotëson kushtet, do të funksionojë si objekt shkollor.
Sipas banorëve të fshatit Norovë, fëmijët do të bojkotojnë mësimin deri në zgjidhjen e këtij problemi./ Alsat.mk