Shqiptarët e “Severnistanit”, sërish në mengenen e pushtetit!
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka komentuar raportin e fundit të Komisionit Evropian, ku ka shprehur shqetësim për situatën e gjatë “status quo” në sistemin juridik.
“Ai ka kritikuar Parlamentin për shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku mw tone kërcënuese ka paralajmëruar se nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare”- ka thënë ai për TV Telma.
Kësisoj, Kostadinovski iu referua ligjeve kontroverse për balancuesin, ndryshimeve në Kodin Penal dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat sipas tij kanë kaluar afatet dhe duhet që Gjykata të vendos për zgjidhjen e tyre.
Sesi do t’i zgjidh Gjykata Kushtetuese me në krye shovinistin Kostadinovski ato ligje kontraverse deri në muajin shkurt mbetet për t’u parë!
Deri atëherë, vredistët do të luajnë me kartën “kombëtare” të ligjit për përfaqësim adekuat, si ligj më i mirë se balancuesi, por në fakt, keyekomiti Micko ia ka djegur letrat në duar entuziastëve nga VREDI, sepse ky ligj nuk nënkupton përfaqësim etnik në punësime por vetëm sipas meritokracisë dhe profesionalizmit.
Ky është deshtimi i parë i vredistëve pasi e trumbetuan si sukses ligjin për përfaqësim adekuat, i cili nuk është tjetër vetëm diskriminim etnik mbi baza etnike.
Një tjetër ligj që do të preket nga Gjykata Kushtetuese ne muajt e ardhshëm është edhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëvë, (ligji për gjuhët e pakicave ku nuk bën pjesë sllavishtja e Kostadinovskit) ku do të shfuqizohen disa nene nga ky ligj, pas këshillimit te Komisionit të Venecias, i cili e sheh si ligj me kompetenca të papërputhshme me kushtetutën dhe të kushtueshëm per arkën e shtetit për përkthimet e panevojshme nëpër gjykata dhe noteri të gjuhës së 20%, me këto procedura të kushtueshme.
Këto “këshilla” të Komisionit të Venecias, subjektet tona politike nuk ia kanë shpjeguar shqiptarëve në përgjithësi, por vetëm rrethit të tyre të ngushtë se çfarë rreziku i kanoset Ligjit të Gjuhëve ( ligjit të gjuhëve të pakicave siç është ajo për gjuhën e 20%) edhe ashtu i cunguar, në javët dhe muajt që do të vijnë!
Me këto ndryshime do të bie përfundimisht karta “kombëtare” e subjekteve politike shqiptare si dalzotës të interesave kombërare në “državën” e pareformuar dhe nacionaliste të “Sevenistanit”, e cila nuk respekton vullnetin e pjesës tjetër të popullsisë që përbën mbi 30% te popullsisë që në kë të rast jane shqiptarë, por mban dhe ruan me të gjitha mjetet jodemokratike supremacinë e shtetit dhe të pushtetit mbi duart e tyre.
Kjo është koha kur subjektet politike shqiptare duhet te shkunden nga agonia e opozitarizmit dhe nga ngazëllimi i pushtetit jolegjitim, duke i dalë zot interesave kombëtare me një JO të madhe kundër supremacisë së pushtetit dhe pabarazisë kombëtare ndaj shqiptarëve, sepse nesër mud të jetë vonë!
Medai Shaholli

