Shqiptarët nuk janë mysafirë, por bashkëthemelues të shtetit!

67
fresco

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë poste ministrore e privilegje të përkohshme politike.
Ata kërkojnë një shtet funksional me koncept federativ, një shtet që ndërtohet mbi parime të qarta, të dakorduara dhe të zbatueshme për të gjithë qytetarët.

Ky shtet duhet të garantojë:

Parime të forta kushtetuese e ligjore;

Barazi funksionale, jo vetëm simbolike;

Institucione gjithëpërfshirëse që pasqyrojnë realitetin multietnik të vendit;

Vizion të përbashkët për të ardhmen e shtetit.

Maqedonia e Veriut nuk mund të funksionojë më si një shtet unitar i një kombi të vetëm.
Ajo duhet të jetë një projekt i përbashkët, ku secili qytetar ndien përkatësi, përgjegjësi dhe dinjitet.

Shqiptarët nuk janë të ftuar në qeveri, ata janë bashkëthemelues dhe bashkëpronarë të këtij shteti.

Comments