Shqyrtimi i buxhetit në komisionin amë, pranohet amandamenti i PDSH-së për Matkën



Ndonëse zv/ministri i financave refuzoi, me 4 vota për dhe 3 kundër ka kaluar një amandament i parashtruar nga deputetët e PDSH-së.
Bëhet fjalë për 60 milion denarë me të cilat parashikohet ndërtimi i infrastrukturës turistike në vendbanimin Matkë të komunës së Sarajit.
“Edhe viteve tjera ka pasur raste të tilla simbolike që ka kalu ndonjë amendament mirpo fatkeqsisht kur ka ardhur që të realizohet dhe të implementohet projekti ka ngel i parealizuar. Uroj që së paku ky amaendament që kali të realizohet dhe të investohet sadopak nëpër vendbanimet shqiptare”, tha Bekim Fazliu, nga PDSH.
Ndërkohë nga LSDM kërkuan 150 milionë denarë për ndërtimin e deponisë në rajonin e Pollogut por zv/ministri i financave tha se është duke u punuar në këtë drejtim ndërsa nga VMRO-DPMNE sugjeruan që problimin me deponinë ta zgjedhin me investim të kompanive të huaja të cilat kanë mundësi ti përpunojnë mbeturinat.
“Në këtë drejtim komunat e pollogut veç më janë duke bërë studimin e fizibilitetit dhe pas mbarimit të tij do të fillojë edhe projektimi në këtë drejtim andajpër momentin ky amandament nuk pranohet”, tha Gzim Beadini, Zv/ministër i financave.
“Shteti aspak nuk e sheh se qytetarët po i helmohen dhe sërish të mos ketë para për në vlerë pre 150 mion denarësh për të filluar rregullimin e një deponi rajonale i cili do t’i bledhë të gjitha mbeturinat e këtij rajoni”, tha Stojko Paunovski, nga LSDM.
“Mos kërkoni para për këtë sepse nuk duhen. Thuajuni të gjithë kryetarëve të komunave të rajonit tuaj të hapin tenderë dhe ta zgjedhin problemin në mënyrë europiane. Besoni se uk do të ndotet as Tetova as Gostivari”, tha Bllagoja Despotovski, ngaVMRO-DPMNE.
Me shumicë votash antarët e komisionit refuzuan amendamentet me të cilën PDSH kërkoi ndërtimin e një zonë të lirë ekonomike në Kondovë si dhe amandamentin e LSDM-së rregullimin e shtratit të lumit Vardar nga Zhelina në Jegunocë.