Shtabi qendror i BDI-së vijon takimet me funksionarët partiak (FOTO)

275
fresco
Shtabi qendror i BDI-së vijon takimet me funksionarët partiak (FOTO)

midle

Shtabi qendror zgjedhor i BDI-së sonte ka mbajtur mbledhjen e radhës me funksionarë partiak ku me aktivitetet vijuese ka referuar shefi i Shtabit Bekim Neziri, njofton Aktuale.mk.

Në mbledhje kanë marrë pjesë funksionarë të lartë partiak, ministra, deputetë, duke koordinuar kësisoj aktivitetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti të dje takoi strukturat partiake për të nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit. Shefi i shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri, tha se BDI edhe në këto zgjedhje do të zhvillojë një fushatë të qetë, me platformë evropiane.

“E drejtë demokratike është të respektohet vota e qytetarëve në Maqedoni dhe mbetemi në kursin se çdoherë vota e popullit është ajo që duhet të përfaqësohet në Kuvend ose në cilat do struktura tjera në Republikën e Maqedonisë.

Çmojmë dhe mendojmë se diaspora ynë në kontinuitet ka kontribuar për të mirën e Republikës së Maqedonisë dhe do të punojmë maksimalisht që të ketë një përfaqësues i tyre, një deputet i tyre në Kuvendin tonë, që përmes tij të mund t’i shprehin nevojat e tyre si qytetarë të Republikës së Maqedonisë në diasporë”, ka thënë Neziri.

14642064_1402959666388913_1277366855524752949_n14702241_1402959653055581_1799772949615425188_n

Comments