Shtëpia e Bardhë: Telefonata Trump-Putin është në zhvillim e sipër

Presidenti Donald Trump është aktualisht në një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Gjatë ditës, zëvendëspresidenti JD Vance tha se beson që Trump do ta pyesë Putinin nëse është “serioz” në lidhje me paqen me Ukrainën gjatë kësaj telefonate.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha sot gazetarëve se Trump është “lodhur dhe i zhgënjyer nga të dyja palët në konflikt,” duke shtuar se qëllimi i tij “është të arrihet një armëpushim dhe që ky konflikt të përfundojë.”