Shtetasi turk vdes në qendër të Shkupit
Nga ana e ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore dje në orën 18.55 ka ardhur një njoftim se kanë intervenuar në bulevardin “Aradhat e Partizanëve” ku ka pasur një person të vdekur, transmeton Almakos.
Më vonë është vërtetuar se bëhet fjalë për Xh.C.(49) nga Republika e Turqisë i cili ka qenë i sëmurë një kohë të gjatë.
Është kryer kontroll në vendngjarje. Me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të vdekurit do të kryhet obduksion.

